Brajan Gruda asiston, Brajtoni mund Liverpullin

Liverpulli duket se e ka mendjen vetëm te festimet e titullit kampion, pasi ka regjistruar humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Këtë herë skuadra e Arne Slot është mundur nga Brajtoni, në radhët e të cilit ishte protagonist edhe Brajan Gruda.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me shifrat 2-1 për Liverpullin, pas golave të Elliot e Sabozllat për të kuqtë, ndërsa vendasit tundën rrjetën me Ajanin, pas asistit pikërisht të Brajan Grudës.
Kthesa e vendasve erdhi në pjesën e dytë, kur Mitoma barazoi shifrat, ndërsa më pas ishte Hinshelud, ai i cili shënoi golin e fitores përfundimtare 3-2.