Në vend të Kosovës, Brajan Gruda do të vesh fanellën e Gjermanisë U21

Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat e reja U21 ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor. Trajneri Antonio di Salvo ka zbuluar listën me lojtarët që do luajnë ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Në këtë listë figuron edhe emri i lojtarit shqiptar, Brajan Gruda.
Gruda është në radarin e Shqipërisë dhe në media u raportua se është afër t’i bashkohet fanellës “kuqezi”. Megjithatë, Gruda tashmë është ftuar nga trajneri Salvo për ndeshjet e tetorit me U21-shat.
Kujtojmë se Gruda tani është pjesë e Brajtonit në Premier Ligë dhe llogaritet si një prej lojtarëve të së ardhmes./Indeksonline/