Brajton refuzon 93 milion euro, Kaisedo kushton sa Deklan Rajs

Briajtoni vazhdon t’i rezistojë sulmeve të Çellsit në lidhje me Moises Kaisedon. Mesfushori me tipare difensive është prej kohësh në radarin e “Bluve të Londrës”. Oferta e fundit e klubit londinez për kartonin e 21-vjeçarit nga Ekuadori, është 93 milionë euro. Por, drejtuesit e Brajtonit nuk janë menduar dy herë dhe e kanë refuzuar. Kaisedo kushton 116 milionë euro sipas tyre, po aq sa Deklan Rajs, i cili u transferua nga Uest Hami tek Arsenali për këtë shumë.
Çellsi duhet të shtojë milionat në propozimin e radhës, pasi te Brajtoni as që kanë ndërmend të lëvizin nga pretendimi i tyre. Pavarësisht moshës së re, Kaisedo numëron 32 ndeshje me kombëtaren e Ekuadorit. Takime gjatë së cilave ka shënuar dy gola. Në lidhje me “yllin” e mesfushës, Roberto De Zerbi, trajneri i Brajtonit dha mendimin e tij.
“Kaisedo qëndron me ne derisa pronari im të ndryshojë mendje. Nuk ia kam idenë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Por, nëse Kaisedo largohet do të na duhet të gjejmë zëvendësuesin e tij.
Natyrisht që duhet ta zëvendësojmë me një futbollist të madh, sepse ne luajmë në Ligwn Europa, sivjet. Ndryshe nga Çellsi… “./Supersport.al/