Brajtoni me përmbysje mund kampionin aktual të Anglisë

Brajtoni ka mposhtur kampionët e Anglisë 3-2 në javën e 37-të të Premierligës. Vendasit kanë realizuar një përmbysje të pabesueshme në pjesën e dytë, pasi kanë kaluar në disavantazh të dy golave. Gudongan ka kaluar në avantazh miqtë pas 2 minutash lojë, por tetë minuta më mbrapa Kanselo është ndëshkuar me karton të kuq për një faull si lojtar i fundit. Pavarësisht inferioritetit numerik, “Qytetarët” kanë arritur të dyfishojnë me Fil Foden në minutën e 48-të të pjesës së dytë.

 

Më pas ka ardhur reagimi i Brajtonit, që ka shënuar tre gola me Trosard (50′), Uebster (72′) dhe Burn (76′) dhe ka marrë tri pikët.

 

 

Për herë të parë që nga dhjetori i 2016-ës, Man. Siti ka pësuar 3 ose më shumë gola në dy ndeshje të njëpasnjëshme të Premierligës. Kjo ka qenë fitorja e parë e Brajtonit kundër Sitit që nga suksesi 2-1 i arritur në prillin i 1989-ës në kategorinë e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button