Brajtoni për herë të parë do të luajë në Ligën Evropa

Skuadra e Man. Sitit është bërë kampione e Anglisë, ndaj rezultatet në ndeshjet e mbetura të kampionatit nuk kanë më rëndësi.
Një ndeshje të tillë ata e patën kundër Brajtonit, i cili arriti t’i rezistojë dhe mbyllI ndeshjen me barazim 1:1. Ky rezultat nuk ka asnjë rëndësi për Sitin, por e njëjtë nuk mund të thuhet edhe për Brajtonin, i cili siguroi një vend që dërgon në Ligën e Evropës për herë të parë në historinë e klubit.
Reprezentuesi anglez, Fill Foden kaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 25-të të ndeshjes. Epërsia e Sitit zgjati vetëm deri në minutën e 38-të, kur Enciso barazoi shifrat me një gol të asistuar nga Kolëill.
Man. Siti ka 89 pikë në pozitën e parë, ndërkohë Brajtoni ka siguruar vendin e gjashtë që dërgon në Ligën e Evropës.