“Branitellat”, përplasin pushtetin dhe opozitën
“Branitellat”, përplasin pushtetin dhe opozitën
Ligji për branitellat nuk do të kalojë, zotohet VLEN edhe pse ligji është akoma në procedurë parlamentare. Në intervistë për Alsat, deputeti i VLEN Adnan Azizi deklaroi se deputetja e Frontit Evropian Ilire Dauti gënjen kur thotë se VLEN-i ka formuar kuorumin e nevojshëm që nevoja e ndryshimit të ligjit të miratohet. Sipas tij, Dauti dhe deputetë të tjerë kanë votuar për nevojën e një propozimi të ngjashëm në shkurt të këtij viti. Dauti në reagim në rrjetet sociale tha se Azizi gënjen dhe se ajo nuk ka votuar. “Përsëri gënjen! Çdo tentim për të mashtruar, vetëm i demaskon edhe më shumë. Në seancën për të cilën flet, unë dhe kolegët kemi votuar kundër, ndërsa deputetët e tyre nuk votuan”, thotë Dauti. /Alsat.mk