Brazil, jugu i vendit përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm

Brazil, jugu i vendit përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm

Shteti jugor i Brazilit, Santa Catarina, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa janë raportuan dy raste të vdekjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori Carlos Moisés, i cili dje njoftoi masën, tha se duhet të mbrojmë jetët dhe të ofrojmë ndihmë humanitare.

“Momenti është delikat dhe kërkon vëmendjen dhe kujdesin e të gjithëve, veçanërisht në rrugë dhe vende ku ka rrezik për rrëshqitje dheu dhe përmbytje”, tha ai në një deklaratë për media.

Ai gjithashtu këshilloi popullatën që të shmangin udhëtimet mes shirave të dendur.

Në Santa Catarina, 882 persona janë zhvendosur për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa në zonë janë regjistruar dy vdekje.

Ekipet e shpëtimit në Santa Catarina kanë përdorur helikopterë për të ndihmuar banorët e bllokuar.

Sipas portalit të lajmeve G1, shirat kanë shkaktuar gjithashtu një vdekje dhe kanë detyruar mbi 2 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në shtetin juglindor Espirito Santo.

Guvernatori i shtetit, Renato Casagrande, tha se situata “është përkeqësuar”.

Autoritetet kanë vendosur shtetet jugore Parana, Santa Catarina dhe Rio Grande do Sul në alarm të kuq, i cili përdoret kur zonat përballen me “rrëshqitje dheu dhe përmbytje” të mundshme.

Gjithashtu, 23 nga 26 shtetet e Brazilit janë vendosur në alarm portokalli, i cili përdoret kur ekziston rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike, vërshimeve dhe përmbytjeve.

Të hënën, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, dy rrëshqitje dheu mbuluan autostradën BR-376 pranë komunës Guaratuba duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave.

Në javët e fundit, sipas Agencia Brasil, të paktën 8.600 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të dendur.

LEXO EDHE:

Back to top button