Brazili me president të ri

Brazili me president të ri

Brazili ka zgjedhur të dielën presidentin e tij të ri. Luiz Inácio Lula da Silva mundi presidentin aktual Bolsonaro në raundin e dytë të zgjedhjeve për të marrë për herë të tretë drejtimin e vendit 11 vite pas mandatit të tij të fundit.

Pas numërimit të të gjitha votave të hedhura në kutitë e votimit rezultoi se Lideri i Partisë së Punëtorëve mori 50.88% të votave ndërsa rivali i tij 49.12%, në një garë me të vërtetë të ngushtë.

“I vetmi që fitoi sot është populli brazilian”, deklaroi Lula pak para shpalljes së rezultatit.

Sipas komisionit zgjedhor, në zgjedhje morën pjesë mbi 120 milionë banorë, ndërkohë që votimi u krye në mënyrë elektronike dhe kjo ishte një arsye pse rezultati doli vetëm pas disa orësh.

LEXO EDHE:

Back to top button