Brazili pezullon përdorimin e 12 mln dozave të vaksinës Sinovac
Rregullatori federal i shëndetësisë në Brazil Anvisa ka pezulluar përdorimin e mbi 12 mln doza vaksinash Sinovac të prodhuara në një fabrikë të paautorizuar.
Në njoftim thuhej se masa e pezullimit ishte paralajmëruar të premten pas një kontrolli në qendrën biomjekësore.
“Ndalimi është një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj rrezikut të mundshëm”.








