Brazili regjistron 3.321 viktima të reja nga COVID-19
Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.321 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 69.381 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 14.043.076 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 378.003 me 3.321 vdekje të reja, transmeton Anadolu. Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 12.561.689.
Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi ku janë regjistruar më shumë vdekje nga pandemia e COVID-19.
Brazili në ditët e fundit po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes së kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.








