Brazili regjistron mbi 3 mijë viktima të reja nga COVID-19

Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.829 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 92.625 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.193.205 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 340.776 me 3.829 vdekje të reja.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 11.664.158.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.

Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.

LEXO EDHE:

Back to top button