Brazili vijon të jetë në zi për Pelen

Brazili vijon të jetë në zi për Pelen

Në qytetin Santos, në stadiumin Urbano Caldeira, po mbahet vigjilja mortore për O Rey, i cili vdiq 29 dhjetorin e kaluar në moshën 82-vjeçare. Homazhet nisën në vendin që vetë legjenda e kishte treguar si të preferuarin për t’i dhënë lamtumirën fansave të tij.

Funerali i yllit të futbollit do të bëhet të martën dhe do të paraprihet nga një procesion nëpër rrugët e Santos. Trupi më pas do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial, pas një ceremonie private të rezervuar për familjen.

Arkivoli i tri herë kampionit të botës do të vendoset në rrethin qendror të fushës, pasi të transportohet nëpër rrugët e Santos dhe të kalojë shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Celeste, e cila ende nuk e di që ka humbur të birin. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët.

LEXO EDHE:

Back to top button