Braziliani Endrik zbarkon në Madrid, njihet me ambientet e klubit spanjoll

Endrik ka mbërritur tashmë në Madrid. Nënshkrimi krejt i ri i Real Madridit, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së bardhë nga korriku, kur të mbushë 18 vjeç, zbarkoi në terminalin 2 të Barajas për të nisur aventurën e tij me “mbretërit” e Ligës së Kampionëve.

Braziliani pozoi me kopertinën e “MARCA” përpara se të hipte në një taksi në drejtim të Real Madridit. Futbollisti brazilian, i cili sapo ka fituar “Brasileirao” me Palmeiras, ka përfituar nga pushimet e tij për të mbërritur në kryeqytetin spanjoll për të takuar të gjithë bashkëlojtarët e rinj, vizituar ambientet e klubit të bardhë dhe shikuar ndeshjen e radhës në “Santiago Bernabéu”, kundër Viljarrealit.

Më pas ai do të kthehet në Brazil për të vazhduar pushimet e merituara dhe nuk do të rikthehet në stërvitje deri në mesin e janarit, kur nis kampionati Paulista.

LEXO EDHE:

Back to top button