Braziliani Nejmar lëviz nga Al Hilal drejt klubit të zemrës

Nejmar do të largohet nga Al-Hilal pas një viti e gjysmë qëndrimi te skuadra arabe, por pa lënë ndonjë gjurmë. Sulmuesi brazilian është afër kthimit të tij në skuadrën e zemrës Santos, sipas Fabrizio Romano.

Një marrëveshje verbale është arritur mes lojtarit, Santos dhe Al Hilal , me hapa formalë që priten javën e ardhshme. Fabrizio Romano ka raportuar se këtë javë do të ndiqen hapat e radhës për t’u zyrtarizuar marrëveshja.

“Hapat zyrtarë që do të ndiqen këtë javë për formulën përfundimtare të marrëveshjes nga Al Hilal dhe kontratat që do të kontrollohen. Nejmar tashmë i tha po lëvizjes te Santos”.

Sulmuesi brazilian ka luajtur më parë për Santos përpara se të kalonte në Evropë.

Rikthimi i tij shënon një moment të rëndësishëm për klubin, me tifozët që presin me padurim njoftimin zyrtar.

LEXO EDHE:

Back to top button