Braziliani Rafinja barazon rekordin e Lionel Mesit

Ylli brazilian, Rafinja, po kalon një sezon fantastik me Barcelonën. Sulmuesi shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime në fitoren 4-0 ndaj Borusia Dortmundit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Me këtë rast Rafinja ka barazuar rekordin e Lionel Mesit, ku bashkohet me të si lojtari i Barcelonës me më shumë gola dhe asistime brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve.
Ai ka arritur në shifrën e 12 golave dhe shtatë asisteve dhe deri në fund të edicionit, Rafinja me shumë gjasë do ta thyej rekordin e Mesit.