Braziliania Ferreira do të veshë fanellën e WHC ÇAIR

Skuadra e WHC ÇAIR ka bërë një përforcim të rëndësishëm në pozicionin e fundorës së majtë (LB) duke nënshkruar me 26-vjeçaren Isabela De Jesus Klemente Ferreira nga Brazili Ferreira vjen nga skuadra Alavarium.
Hendbollistja braziliane tashmë është një hendbolliste e afirmuar në kampionatin e Portugalisë dhe do të jetë një përforcim i madh për Çairin.
Në karrierën e saj, Isabela ishte pjesë e ACISEG/Guarulhos Sorocaba (BRS), Academia de andebol de São Pedro do Sul (POR) dhe Alavarium (POR).