Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se “brenda 24 orëve” ai do t’ia paraqesë publikut “provat dhe tregimet e dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes” gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Në një video të publikuar në Instagram, ai ka theksoi se “Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta për atë që ndodhi në Banjskë”, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën tre sulmues serbë. Të premten, Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe. /alsat.mk
788 Less than a minute








