Britania dërgon në Ukrainë sistemin e ri raketor me gjuajtje të shumëfishtë

Britania dërgon në Ukrainë sistemin e ri raketor me gjuajtje të shumëfishtë

Britania është një nga vendet që ka ndihmuar në mënyrë më periodike Ukrainën me armatime dhe jo vetëm, që nga nisja e agresionit rus.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka deklaruar sot se pret që dorëzimi i sistemeve britanike të lëshimit të raketave të shumta në Ukrainë të përfundojë “menjëherë”.

Duke folur në një konferencë për shtyp me homologun e tij norvegjez, Wallace thotë se Mbretëria e Bashkuar po kërkon gjithashtu furnizimin e Ukrainës me raketa anti-anije Harpoon. Danimarka dhe Holanda kanë dërguar tashmë raketa Harpoon dhe raketa me bazë tokësore në Ukrainë.

Wallace thotë se versioni në Mbretërinë e Bashkuar i raketës është paksa i ndryshëm dhe zakonisht lëshohet nga një anije. Mbretëria e Bashkuar do të duhet të sigurojë që raketat e saj janë në përputhje me sistemet e furnizuara tashmë.

Trupat ukrainase janë aktualisht duke u trajnuar për mënyrën e përdorimit të raketave të shumta, si dhe armët e lehta të artilerisë në terren që furnizohen nga një numër vendesh.

Besohet se Mbretëria e Bashkuar po furnizon Ukrainën me tre raketahedhës të shumtë, por Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar këtë shifër. SHBA po dërgon katër sistemet e saj të lëshimit të raketave Himars në Ukrainë.

Sot pasdite, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin po kryeson një takim në Bruksel të “grupit të kontaktit” prej afro 50 kombesh që kanë premtuar mbështetje për Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button