Britania e gatshme për bisedime me BE

Britania njoftoi se do të rinisë bisedimet për marrëdhëniet në të ardhmen me Bashkimin Europian, gjatë kësaj jave në Londër, vetëm pak ditë pasi Downing Street tha zyrtarisht se bisedimet post-Brexit kanë marrë fund.

Downing Street paralajmëroi edhe se një skenar ku Britania e Madhe del nga BE pa asnjë marrëveshje, nuk do të jetë i mundur. Ajo çka vlerësohet si fazë fillestare, do të nisë nga sot në Londër deri më 25 tetor.

Britania dhe Brukseli zyrtar nisën diskutimet për marrëdhënien post-Brexit që në muajin maj, pasi Britania i dha fund anëtarësimit të saj në BE më 31 janar, në një përpjekje për të siguruar një marrëveshje për të ardhmen, pasi të përfundojë periudha tranzitore e Britaninë, që zgjat deri në janar të vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button