Britania e Madhe arrin marrëveshje për 5 milion doza të vaksinës Moderna

Pas njoftimit se vaksina e Moderna ishte 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19 shumë shtete kanë marrë masat për të qenë të parat në listën e pritjes. E tillë është dhe Britania e Madhe.

“Ne sot kemi siguruar një marrëveshje fillestare për 5 milionë doza të vaksinës Moderna”, tha ministri për Shëndetësinë, Matt Hancock, në një konferencë shtypi.

Britania më parë kishte siguruar marrëveshje furnizimi për një total prej 350 milionë doza vaksinash nga gjashtë furnitorë të ndryshëm, përfshirë Pfizer Inc, vaksina e së cilës u gjet të ishte më shumë se 90% efektive dhe 100 milionë doza të një kandidati të AstraZeneca / Oxford që pritet të raportojë, së shpejti, rezultatet.

LEXO EDHE:

Back to top button