“Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve të reja”

“Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve të reja”

Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Kamerun tha në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.

Gjatë një prononcimi për media me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Kamerun theksoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke thënë se Britania e Madhe po investon në këtë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kamerun po ashtu është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne jetojmë në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha dhe është një kohë kur vendet, si Britania, duhet t’i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë në aleancat tona të rëndësishme dhe të investojnë në zona që kanë qenë të paqëndrueshme, por që tani po tregojnë shenja të mëdha të stabilitetit dhe progresit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu dhe kjo është arsyeja pse ne duam të vazhdojmë të punojmë me ju”, tha Dejvid Kamerun, Sekretar i Jashtëm britanik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button