Britania e Madhe organizon e vetme Kampionatin Evropian?!

Britania e Madhe tani është nën “listën e zezë” të shteteve evropiane por, kryeministri, Boris Johnson ka treguar se tani 17 milionë njerëz kanë kryer vaksinimin në Britani dhe deri më 31 qershor pritet të vaksinohen të gjithë personat e moshës madhore, transmeton lajmi.net. Sipas “The Sun”, kjo është arsyeja përse Britania mund të organizojë e vetme Kampionatin Evropian. Ata tashmë janë përpara gjithë shteteve të Bashkimit Evropian në programin e vaksinimit dhe pas disa muajsh do të cilësohen si vend i sigurt.

 

Zyrtarët e Qeverisë britanike po përgatiten të paraqesin një ofertë për UEFA-në pasi ata shpresojnë për t’i kthyer tifozët në stadiume deri në maj, gjë që e vë Britaninë përpara vendeve të BE-së. Britania organizoi të njëjtin turne 25 vjet më parë dhe ka infrastrukturën e nevojshme për ta bërë përsëri pa problem.

LEXO EDHE:

Back to top button