Britania nga 8 marsi hap shkollat, do të realizohen testime masive për Covid-19

Britanikët kanë në plan që të hapin dyert e shkollave në datën 8 mars. Për këtë nismë, autoritetet që marrin vendime për masat publike ndaj Koronavirusit, kanë thënë se do të ketë testime dy herë në javë për të gjithë nxënësit. Prindërit, por po ashtu edhe stafet shkollore, mësuesit dhe shoferët do të jenë gjithashtu të detyruar që të bëjnë dy testime në javë me çeljen e shkollave.

Testet e shpejta do të administrohen përmes programeve të testimit në vendin e punës, tha Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social britanik gjatë ditës së djeshme.

Sekretari britanik i arsimit Gavin Williamson tha se testimi i anëtarëve të familjes “do të sjell siguri më të madhe për prindërit dhe stafin arsimor, dhe se shkollat do të jenë sa më të sigurta të jetë e mundur”.

“Ne e dimë se një në tre persona me Covid-19 nuk ka simptoma, kështu që testimi i rregullt dhe i shënjestruar do të sjëllë që rastet pozitive të mbahen jashtë ambjentit të shkollave dhe kolegjeve.” tha sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock

Departamenti i Shëndetësisë njoftoi se testet e shpejta do të jenë në dispozicion nga data 1 marsi.

LEXO EDHE:

Back to top button