Britania njofton 50 milionë paund ndihmë për sirianët

Britania njofton 50 milionë paund ndihmë për sirianët

Britania njoftoi të dielën një paketë ndihme prej 50 milionë paund për të ndihmuar sirianët e pambrojtur pasi rebelët javën e kaluar përmbysën presidentin Bashar al-Assad.

Mbështetja emergjente do t’u ofrohet njerëzve në vend, përveç refugjatëve në Liban dhe Jordani, përmes OKB-së dhe OJQ-ve, tha të dielën Zyra e Jashtme.

“Rënia e regjimit të tmerrshëm të Assadit ofron një shans për popullin e Sirisë,” tha ministri i Jashtëm David Lammy. “Ne jemi të përkushtuar të mbështesim popullin sirian ndërsa ata hartojnë një kurs të ri.”

Të shtunën, Mbretëria e Bashkuar iu bashkua bisedimeve në Akaba, të organizuara nga Jordania dhe ku morën pjesë ministra dhe delegatë nga SHBA, Franca, Gjermania,Grupi i Kontaktit Arab, Bahreini, Katari, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, BE dhe OKB. Vendet ranë dakord mbi rëndësinë e një “qeverie jo-sektare dhe përfaqësuese”, duke mbrojtur të drejtat e njeriut, aksesin e papenguar për ndihmën humanitare, shkatërrimin e sigurt të armëve kimike dhe luftimin e terrorizmit.

“Mbretëria e Bashkuar i kërkon qeverisë kalimtare që t’u përmbahet këtyre parimeve për të ndërtuar një Siri më shpresëdhënëse, më të sigurt dhe paqësore ”, tha ministria e Jashtme.

LEXO EDHE:

Back to top button