Britania përgatitet për temperatura mbi 40 gradë Celsius, shpall emergjencën kombëtare

Britania përgatitet për temperatura mbi 40 gradë Celsius, shpall emergjencën kombëtare

Britania ka shpallur emergjencën kombëtare, duke lëshuar alarmin për rritjen e temperaturave në disa zona të Anglisë të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, ku mund të arrijnë nivele rekord, mbi 40 gradë celcius, shkruan Reuters.

“Temperaturat e jashtëzakonshme, ndoshta rekord, ka të ngjarë të prekin vendin të hënën dhe të martën,” tha Met në faqen e tyre të internetit. “Netët ka të ngjarë të jenë jashtëzakonisht të ngrohta për Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në zonat urbane.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani ishte 38.7C e regjistruar më 25 korrik 2019.

Në fillim të kësaj jave, organi i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Met Office lëshuan një alarm të nivelit 3 për disa zona të vendit, i cili kërkon që shërbimet sociale dhe shëndetësore të marrin masa shtesë për të mbrojtur personat më të rrezikuar.

Alarmi i kuq, i nivelit 4, është kur vala e të nxehtit është aq e madhe dhe zgjat sa efektet e saj shtrihen jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor dhe social. Në këtë nivel, mund të preken jo vetëm personat e sëmurë apo më të rrezikuar por edhe personat e shëndetshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button