Britanikëve nga 1 janari u ndalohet hyrja në BE

Turistëve britanikë do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian për shkak të masave aktuale kufizuese të vendosura për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Komisioni Evropian ka njoftuar se Britania e Madhe nuk do të përjashtohet nga masat kufizuese, raporton “Guardian”.

Vetëm disa vende me një normë të ulët të infeksionit me koronavirus janë përjashtuar nga rregullat që ndalojnë hyrjen e personave në BE dhe në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA).

Britanikët mund të udhëtojnë vetëm deri në fund të periudhës së tranzicionit Brexit, e cila zgjat deri më 31 dhjetor.

Anëtarët e BE-së në tetor ranë dakord për të miratuar një propozim ku do të lejohet që qytetarët e vendeve me nivele të ulëta të infeksionit të hyjnë në vendet e BE-së, respektivisht për vendet si Australia, Zelanda e Re dhe Korea e Jugut.

 

LEXO EDHE:

Back to top button