Broja është gati, të premten pritet rikthimi në fushë

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është gati për tu rikthyer në fushën e gjelbër. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe Çellsit vazhdon të stërvitet me skuadrën, teksa pritet vetëm të kapi ritmin e pjesës tjetër të ekipit.
Së fundmi, klubi londinez postoi disa foto nga stërvitja e lojtarëve, ku mes tyre ishte dhe Broja, i cili duket se është gati për minutat e para pas thuajse një viti. Kështu të paktën thuhet në një artikull të “The Daily Mail”, ku pretendohet se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në stërvitje të plotë me londinezët.
Pas dëmtimit të ligamentit në muajin dhjetor në një miqësore kundër Aston Villës, futbollisti do të luajë të paktën një nga ndeshjet për ekipin U-21. Në kalendar, skuadra e të rinjve u përball dje me Lutonin, teksa 22-vjeçari nuk ishte, por për të zbritur në fushë është projektuar takimi i së premtes kundër Man. Sitit U-21.