Broja largohet nga Çellsi, 4 klube “big” e kërkojnë sulmuesin shqiptarë

“The Sun” raporton se janë 4 klube të njohura që po ndjekin më vëmendje situatën e sulmuesit shqiptar, Armando Broja. Mes tyre janë Ajaksi dhe PSV në Holandë, Milani në Serie A dhe Lajipcigu në Bundesligë. Edhe pse ka qenë i pafat për shkak dëmtimesh, sërish ka një interes të madh për shqiptarin, pasi nuk i mungojnë cilësitë.

Kontrata e Brojës me Çellsi-n skadon në vitin 2028, klubi londinez është i gatshëm të nis bisedimet me çdo klub që interesohet për sulmuesin shqiptar dhe e vlerëson atë 20 milionë paundë.

Këtë herë nuk do të ketë më huazim për Brojën, por shitje përfundimtare. Pasi të mbarojë angazhimin me Shqipërinë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Broja do të rikthehet në Londër ku do të nisë bisedimet për të gjetur klubin e ri, pasi edhe vetë ai është i vetëdijshëm që nuk ka më vend për të te “Blutë”.

LEXO EDHE:

Back to top button