Broja rikthehet në aksion, gati për ndeshjen e radhës

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë dhe Çellsit, Armando Broja ka qenë temë diskutimi në mediat shqiptare pas largimit nga grumbullimi, për shkak të një shqetësimi që ndjeu në gju dhe mungoi në dy takimet e muajit tetor ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, të fituar nga “kuqezinjtë”.
22-vjeçari humbi gjithashtu edhe ndeshjen me Arsenalin, teksa nuk ishte i gatshëm fizikisht të ndihmonte ekipin. Por duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për talentin shqiptar.
Broja i është kthyer sërish aksion, raportojnë mediat angleze. Ai ka nisur përsëri stërvitjen me skuadrën e Çellsit dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës.