Bronkiti te fëmijët, simptomat dhe trajtimi i këtij infeksioni

Bronkiti te fëmijët, simptomat dhe trajtimi i këtij infeksioni

Bronkiti, i quajtur edhe “ftohje e gjoksit“, është një infeksion ose inflamacion i rrugëve të mëdha të ajrit (tubave bronkialë) në mushkëri.

Kur fëmija juaj ka një ftohje, dhimbje të fytit, grip ose infeksion të sinusëve, i njëjti virus mund të përhapet në tubat bronkiale dhe t’i bëjë rrugët e frymëmarrjes të fryhen, të përflakur dhe pjesërisht të bllokohen me mukozë që shkakton një kollë të lagësht.

Ndërsa, në anën tjetër dallojmë dhe bronkioliti, një infeksion i rrugëve të vogla të ajrit në mushkëri (bronkiolat). Këto pasazhe mbushen me mukozë dhe ënjten. Bronkioliti zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral, më së shpeshti nga virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV).

Ndërsa bebet dhe fëmijët më të vegjël nuk marrin shpesh bronkit, ata zakonisht marrin një bronkiolit.

Kjo për shkak se rrugët e tyre të frymëmarrjes janë më të vogla dhe bllokohen më lehtë. Në fakt, bronkioliti është shkaku më i zakonshëm i shtrimit në spital për foshnjat në vitin e parë të jetës.

Bronkioliti i lehtë mund të trajtohet në shtëpi, por në disa raste kërkon shtrimin në spital.

LEXO EDHE:

Back to top button