Bruklin Nets ndalin kampionët, për të marë pozitën e dytë

Skuadra e Bruklin Nets shfrytëzoi mirë mungesën e Entoni Dejvisit dhe mundi skuadrën kampione të NBA-së, Los Anxhelosin me rezultat 109-98. Mirëpo përkundër humbjes, në terren I pandalshëm ishte Lebron Xhejms, i cili realizoi 32 pikë, 7 asiste dhe 6 kërcime. Në anën tjetër, Xhejms Harden ishte lojtari më i dalluar te Bruklin Nets, duke realizuar 23 pikë, 11 asiste dhe 5 kërcime.  Me këtë fitore, Nets pozicionohen në vendin e dytë, njësoj sikurse edhe Los Anxhelos Lejkers.

 

Humbet edhe ekipi i Milluokit, që u mund 110-96 nga Toronto, disfata e pestë radhazi, që zbret Bucks në vendin e tretë në Lindje. Paeull me 29 pikë e Siakam me 27 bënë diferencën në fushë për kanadezët. Fiton edhe Majami, 118-110 ndaj Sakramento, takim ku për miqtë u dallua Hero me 27 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button