Bruklini pëson disfatën e 8-të radhazi, befasohet edhe Çikago

Kampioni aktual, Milluoki Baks shënuan fitore me rezultat 137-113 ndaj Los Anxhelos Klipers, duke luftuar për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Antetokounmpo me 28 pikë dhe 10 kërcime, mbështetur nga Holidej me 27 pikë e 13 asist.

Zhgënjen skuadra e Çikago Bulls, që u mund 119-108 në fushën e saj nga Filadelfia, duke lëshuar kreun në Lindje. Ndeshje fantastike e Xhoel Embiid, autor i 40 pikë e 10 kërcimeve, ndërsa 45 pikët e DeRozan për vendasit mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi i Dallas, që mposhti 103-94 Atlanta, sfidë ku Luka Donçiç realizoi një “triple double” (18 pikë, 10 kërcime dhe 11 asiste).

Tjetër humbje për Bruklinin, e teta radhazi, duke rrezikuar garat e plej off-it. Nets u mundën me rezultat 124-104 nga Denveri,  ku Kajri Irving realizoi 27 pikë për Bruklinin, ndërsa për Denverin u dallua Nikola Jokiç me një “triple double” (27 pikë, 12 kërcime dhe 10 asiste).

LEXO EDHE:

Back to top button