Bruksel, rënia e PBB-së në eurozonë më e butë nga parashikimet

Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të zonës euro në 2020 ka qenë më pak e fortë nga sa ishte parashikuar, me -6,6% nga -6,8% njoftuar fillimisht, sipas shifrave të rishikuara, publikuar sot nga Zyra Europiane e Statistikave Eurostat.
Rënia për gjithë Bashkimin Europian i është nënshtruar një rishikimi me të njëjtën shifër -6,2% gjatë vitit, kundrejt -6,4% të parashikuar deri më tani.
Në të kundërt, shifrat për tremujorin e katërt të vitit 2020 krahasuar me tremujorin paraardhës mbetën të pandryshuara: -0,7% në zonën e euros dhe -0,5% në BE, në këtë vlerësim të tretë të shifrave të rritjes për këtë periudhë.
Pavarësisht rezistencës më të mirë sesa pritej në fund të vitit, falë performancës së mirë të industrisë gjermane, Europa doli dukshëm më keq se rivalët e saj.
Vitin e kaluar, PBB-ja ra 3,5% nëS HBA, 3,1% në Rusi dhe u rrit 2,3% në Kinë.