Brukseli: Sulmet e dezinformimit, realitet
Brukseli: Sulmet e dezinformimit, realitet

Gazetar: LLuka Andreev
Shtetet, politikanët, mediat e madje edhe organizatat joqeveritare janë objektiva të dezinformimit dhe ndikimit të huaj, thuhet në Raportin e fundit të Institucioneve Evropiane, mbi manipulimin dhe informacionin e rremë. Sipas Raportit të Brukselit, në vitin 2023 aktorët e huaj vazhduan përpjekjet e tyre strategjike dhe të koordinuara, për të manipuluar faktet në mënyrë që të krijonin ndarje, frikë dhe urrejtje në shoqëri. “Shembulli më i dukshëm është Rusia – ajo po përpiqet të justifikojë agresionin e saj në Ukrainë, por aktorë të tjerë, si Kina, janë gjithashtu të përfshirë në manipulim,” thuhet në analizë.
Të gjitha këto manipulime kanë për qëllim krijimin e mosbesimit në institucionet demokratike në shoqëritë perëndimore, dhe sipas BE-së, sfida do të jetë edhe më e madhe në periudhën e ardhshme zgjedhore. Komunikologu Bojan Kordalov, thotë se as rajoni dhe as Maqedonia nuk janë kursyer nga këto procese.
“Këto procese nuk janë të kthyeshme. Nëse biem në një epokë pasigurie, ndikimesh dhe konfliktesh, dhe thjesht hezitojmë në rrugën që na duhet dhe kemi marrë për një kohë të gjatë, nuk do të jetë e dobishme për askënd. Jo vetëm për shtetin në tërësi, por edhe për çdo person. Në fund të fundit, ku po shkojnë të rinjtë tanë? Ata shkojnë në Bashkimin Evropian, në Shtetet e Bashkuara, në vendet e Perëndimit. Kjo do të thotë se pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, ardhmëria jonë na e dikton atë të ardhme, që është në Perëndim”, tha Bojan Kordalov – komunikolog.
Kordalov shton se në këtë luftë është e nevojshme që së pari të njihet dezinformimi. Në pajtim me rekomandimet e Raportit, ai thekson se është e rëndësishme të monitorohen kontrolluesit e fakteve dhe të krijohet një program në sistemin arsimor.
“Çdo praktikë negative, çdo ekspozim ndaj ndikimit negativ, në fund të fundit vjen tek ne. Kjo nuk do të thotë problem apo ndalim i lirisë së mendimit. Megjithatë, udhëheqja e propagandës me diçka që është e dëmshme për shëndetin e njerëzve, demokracinë, të ardhmen e vendit dhe çdo personi është me të vërtetë një problem. Është një gjë të keni qëndrimin tuaj, është krejt tjetër të bëni propagandë, e cila mund të na zhysë në luftë”, shtoi Bojan Kordalov – komunikolog.
Edhe pse thuhet se rrjetet sociale ende përdoren si kanale në sulmet hibride, këtë herë BE-ja përmendi për herë të parë inteligjencën artificiale. Sipas Kordallovit, është e nevojshme të vendosen standarde dhe kritere në përdorimin e inteligjencës artificiale në mënyrë që, siç thotë ai, të mos zgjohemi në një botë ku nuk do të dinim se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e vërtetë e krijuar./Alsat.mk