Bruno Peres dhe Zhervinjo, nga Seria A kalojnë në Turqi?!

Skuadra turke e Trabzonspori arrin marrëveshje me Bruno Peres dhe Zhervinjon, dy futbollistë të Serie A. Fjala bëhet për anëtarin e Romës, Bruno Peres dhe anëtarin e Parmas, Zhervinjon.
Sipas gazetarit të “Tuttomercatoëeb”, Raimondo De Magistris, klubi turk tashmë ka arritur marrëveshje me dyshen, dhe pritet që së shpejti të realizohet kalimi në merkaton veroroe. Këtë e ka bërë të ditur edhe presidenti i Trabzonspor, Ahmet Agaoglu.
“Do ti përfundojmë detajet e fundit me të dy futbollistët, në një marrëveshje brenda 10 ditësh”, konfirmoi Agaoglu.