Bufon: Nuk dësha të jem portieri i dytë te Barcelona

Xhanluixhi Bufon është tani më portiei më i ri i Parmas. Bufon u prezantua tek skuadra e cila e nisi karrierën si futbollist profesionist dhe u rikthye në klub pas 20 vitesh. Mirëpo ai tregoi se pati dy oferta të tjera, njëra nga to ishte nga Barcelona.

“Pata dy oferta por nuk doja të isha numri 2 sërish, jam lodhur duke qenë zëvendësues. E bëra tek Juve për shkak të lidhjes që kam me klubin, por nuk do ta bëja sërish të jem i sinqert si në dy vitet e fundit. Kisha oferta nga skuadra që luajnë në Ligën e Kampionëve, por emocionet e mia të lidhura me Parman më bindën të vija këtu. Emocioni është e vetmja gjë që më mban të luaj dhe ardhja këtu më bën të ndihem mirë, ndihem sikur në shtëpi”, përfundoi Bufon.

LEXO EDHE:

Back to top button