Bufon: Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato

Legjenda italiane, Xhanluixhi Bufon, bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup.

“Të mos vendosim karrocën para kuajve”, theksoi Buffon ndërsa shtoi se Shqipëria ka treguar shumë vlera.

 

“Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulus, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”. Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë.

Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Bufon.

LEXO EDHE:

Back to top button