Osmani: E mbështesim dialogun Kosovë-Serbi me njohje reciproke si qëllim final

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve të cilat i kanë cilësuar si të shkëlqyera.
Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë si qëllim final.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se bisedat e tyre gjithmonë janë shumë të afërta dhe të ngjeshura meqë ka shumë tema që i bashkojnë, njofton Klan Kosova.

“Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ndajnë interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë është përkushtim i yni që për ne s’ka tjetër alternativë.

Gërvalla ka thënë se Maqedonia e Veriut është partner strategjik i Kosovës.

“Rreth tri vjet marrëdhënie ndërshtetërore kemi lidhur bashkëpunim në shumë fusha, vizita takime intensive në të gjitha nivelet. Këto përbëjnë atë që mund quhet model i bashkëpunimit rajonal dhe i fqinjësisë së mirë. Ky është demonstrim praktik i fqinjësisë së mirë dhe mund të thuhet se po japim kontributin tonë për të gjithë rajonin drejt afrimit të Ballkanit me BE-në”.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e veriut po lëvizin drejt të njëjtit cak – BE-së.

“Këtë rrugë do ta bëjmë më të lehtë kur e bëjmë krah për krah”.

LEXO EDHE:

Back to top button