Bujqit ankohen për fitime të ulëta dhe kosto të larta, kërkohet kontroll më i rreptë i marzhave
Gazetar: Angel Dimovski
Ulja e prodhimit, rritja e importit dhe ulja e fuqisë punëtore ndikojnë seriozisht në çmimet e produkteve bujqësore, dëshmon njëfermere për televizionin Alsat. Sipas saj, puna në prodhimin vendor nuk është e leverdishme, ndërsa gjithnjë e më shpesh shiten produkte të kultivuara nën foli, me cilësi më të dobët, por me çmime më të ulëta.
“Ja tani aktualisht, domatet dhe speci kanë çmim të lartë, të rinjtë nuk mund të punojnë, të moshuarit nuk kanë fuqi, ndërsa të rinjtë nuk duan të punojnë dhe ai që i ka sjellë këtu do të shohë të nxjerrë ndonjë denar më shumë”, deklaroi një fermere.
Nga sindikata alarmojnë se nevojitet kontroll më i madh në terren nga ana e inspektorëve kompetentë, për të përcaktuar kush me çfarë marzhi fiton, me qëllim që të parandalohet përfitimi në kurriz të qytetarëve.
“Shteti duhet të kushtojë pak më shumë vëmendje se si ta rikthejmë prodhimin vendor, dhe me këtë të kemi produkte bujqësore më të lira, por njëkohësisht të jenë të kënaqur edhe bujqit, por edhe qytetarët. Çmimi furnizues i produkteve bujqësore është ai që është përcaktuar qoftë me ligj apo nga vetë prodhuesit individualë, por shumëfish është rritur në markete apo në tregje, këtu shërbimet inspektuese duhet ta sanksionojnë këtë, sepse kemi një numër të madh tregtarësh ndërmjetës që pasurohen në kurriz të qytetarëve”, tha Ljupço Radovski, LSM.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës, çmimet e produkteve bujqësore në nivel vjetor janë rritur për rreth 7%./Alsat.mk.








