Bukuresht, mbështetësit e kandidatit prorus përleshen me policinë
Bukuresht, mbështetësit e kandidatit prorus përleshen me policinë

Mbështetësit e kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, janë përleshur me policinë në Bukuresht, duke shprehur zemërimin e tyre për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar kandidatit prorus të ekstremit të djathtë pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, duke nxitur përplasje mes mbështetësve të tij dhe policisë. Protestuesit dogjën objekte dhe hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit. /Alsat.mk