Bullgaria mbetet në krizë politike, ja kush pritet të jetë fituese i zgjedhjeve

Bullgaria mbetet në krizë politike, ja kush pritet të jetë fituese i zgjedhjeve

Nuk ka zgjidhje përfundimtare për krizën politike në Bullgari. Qytetarët votuan ditën e djeshme në zgjedhjet e pesta parlamentare në më pak se dy vite.

Një koalicion reformist i udhëhequr nga ish-kryeministri Kiril Petkov pritet të jetë fituesi i zgjedhjeve parlamentare të së dielës, duke lënë pas, me një përqindje shumë të vogël ish-kryeministrin e partisë së qendrës së djathtë GERBBojko Borisov.

Nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë exit poll-et, koalicioni i Petkov do të marrë  mandat për të formuar një kabinet qeverisës. Sondazhet tregojnë se partia ultra-nacionaliste, një opozitë e fortë ndaj çdo veprimi kundër Rusisë, po zgjeron praninë e saj parlamentare nga 10% në 14% të vendeve.

Analistët politikë janë të ndarë në pritshmëritë e tyre se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të partive politike dhe se cilët do të mund të jenë koalicionet e mundshme qeverisëse . Madje nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës  ishte e ulët,  39.3%. Një tjetër problem i shfaqur në këto zgjedhje janë edhe raportimet për blerje votash.

 

LEXO EDHE:

Back to top button