Bullgaria në prag të krizës së re politike

Partia GERB e Bojko Borisovit u bë partia e dytë që hoqi dorë nga mandati i saj për të formuar qeveri të re bullgare. Presidenti Rumen Radev i ka bërë thirrje GERB që të përpiqet të formojë kabinet të ri pasi paraprakisht dështoi përpjekja e partisë “Ka popull të tillë”, e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet e korrikut. Asnjëra parti nuk ka numër të mjaftueshëm deputetësh dhe as nuk arrijnë të marrin mbështetje nga partitë e tjera parlamentare për të formuar koalicion qeverisës. Sot, Radev zyrtarisht i dha mandatin kandidatit për Kryeministër nga GERB, Daniel Mitov, pas çka ai e ktheu atë menjëherë.
I nderuar Z.President, siç tashmë ka deklaruar grupi ynë parlamentar në fillim, për fat të keq, ne nuk shohim mundësinë që mandati i dytë të realizohet … Propozojmë që mandati i dytë të konsiderohet i parealizuar …”, tha Daniel Mitov, kandidat për kryeministër.
Presidenti Radev tani duhet të kërkojë palë të tretë që të përpiqet të krijojë qeveri. Do të ishin socialistët opozitarë, por është e sigurt që as ata nuk kanë vota të mjaftueshme. Atëherë, opsioni i vetëm për Radevin do të jetë që ta shpërbëjë edhe një herë Parlamentin, të formojë qeveri të përkohshme dhe të shpallë zgjedhje të reja, këtë herë, të tretat me radhë për ndonjë datë në dy muajt e ardhshme.
Ivan Bllazhevski