Bundesliga gjermane, kryendeshja RB Leipzig- Bayern Munich

Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së 27-të. Kryendeshja e programit të sotëm do të jetë mes vendi të parë dhe atij të dytë, respektivisht Bayern Munich e RB Leipzig, por do ketë edhe përballje tjera interesante si ajo mes Dortmund e Eintracht Frankfurt, përcjell KosovaPress.

Pas 26-të xhirosh, Bayerni gjendet në vendin e parë me 61 pikë, katër më shumë se vendi i dytë RB Leipzig, ndërsa Top 4 e mbyllin Wolfsburgu me 51 pikë dhe Eintracht Frankfurti me 47 pikë.

Në zonën e rrezikut, Koln pozicionohet në vendin e 16-të me 23 pikë, një më shumë se Arminia Bielefeld që zë vendin e 17-të dhe në pozitën e fundit në tabelë gjendet skuadra e Schalkes me vetëm 10-të pikë.

Më poshtë mund të gjeni programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane, për ditën e shtune.

15:30 Augsburg (13) – Hoffenheim (11) (Stadiumi Augsburg Arena)

15:30 Bayer Leverkusen (6) – Schalke (18) (Stadiumi BayArena)

15:30 Borussia Dortmund (5) – Eintracht Frankfurt (4) (Stadiumi Signal Iduna Park)

15:30 Mainz (15) – Arminia Bielefeld (17) (Stadiumi Opel Arena)

15:30 Wolfsburg (3) – FC Koln (16) (Stadiumi Volkswagen Arena)

18:30 RB Leipzig (2) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Red Bull Arena)

20:30 Borussia Monchengladbach (10) – Freiburg (8) (Stadiumi Borussia-Park)

LEXO EDHE:

Back to top button