Burgim i përjetshëm për vrasësin e politikanit gjerman

Stephen Ernst është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Walter Lubcke, politikanit të lartë të CDU-së dhe shef i qeverisë qarkore në Kassel të Gjermanisë, transmeton Anadolu. Sipas aktakuzës, Ernst ka kryer vrasjen për motive të djathta ekstremiste. Marcus X, i cili u gjykua për pjesëmarrje në likuidim, u dënua me kusht për shkelje të Ligjit për Armët. Walter Lubcke ishte kundër atyre që kritikuan ardhjen e refugjatëve në Gjermani në vitin 2015.

“Ata që nuk i ndajnë këto vlera mund të largohen nga vendi në çdo kohë. Çdo gjerman mund ta bëjë këtë”, tha atë kohë Lubcke.

Kjo deklaratë çoi në reagime nga qarqet e ekstremit të djathtë. Lubcke u vra nga Stephan Ernst më 2 qershor të vitit 2019, kur u qëllua në kokë.

LEXO EDHE:

Back to top button