Burgu përfshihet nga flakët, dhjetëra të vdekur në Indonezi

Një zjarr masiv përfshiu një burg të mbipopulluar pranë kryeqytetit të Indonezisë herët të mërkurën, duke vrarë të paktën 41 të burgosur dhe duke plagosur 80 të tjerë.

Në momentet që flakët përfshinë mjediset e burgut, qindra policë dhe ushtarë u vendosën rreth burgut për të parandaluar ikjen e të burgosurve.

Autoritetet janë ende duke hetuar shkakun, por hetimi paraprak tregoi se zjarri u shkaktua nga një qark të shkurtër në një nga qelitë.

Burgu Tangerang është projektuar për të strehuar 1.225 të burgosur, por ka më shumë se 2.000, tha Rika Aprianti, zëdhënëse e departamentit të korrigjimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Në bllokun C, ku ndodhi zjarri, ndodheshin 122 të dënuar.

LEXO EDHE:

Back to top button