Burimi kryesor dhe më i madh i stresit për gratë janë burrat e tyre?!

Sipas hulumtimeve më të fundit, femrat e martuara janë më shumë nën stres sesa beqaret dhe nënat beqare. Mbi ta qëndron një barrë e madhe: puna dhe kujdesi për familjen.

Siç ka treguar hulumtimi, gratë e martuara vuajnë më shpesh nga dhimbje koke, lodhje dhe emocione negative. Rezulton se bashkëshortët, jo kujdesi për fëmijët, janë shkaktari kryesor i këtyre problemeve.

Rreth 46 për qind e të anketuarve kanë pranuar se fëmijët e tyre i mërzitin më pak se burrat e tyre. Megjithatë, emocionet e pakëndshme që përjetojnë nuk kanë të bëjnë fare me tradhtinë apo dhunën në familje.

Ja si kontribuojnë burrat në përkeqësimin e gjendjes mendore të grave të tyre:

Shumë burra sillen si fëmijë, edhe kur janë mbi dyzet. Kjo reflektohet në një qëndrim joserioz ndaj fëmijës dhe çështjeve që lidhen me të.

Çdo nënë e pestë shprehet se mungesa e ndihmës nga bashkëshorti në familje është gjithashtu një burim stresi i vazhdueshëm për të.

Gratë shpenzojnë më shumë kohë duke plotësuar nevojat e përditshme të familjes dhe burrat kanë më shumë kohë për pushim. Si rregull, gratë nuk janë përgjegjëse vetëm për gatimin dhe pastrimin, por edhe për pagesën e faturave, blerjen e sendeve ushqimore dhe planifikimin e buxhetit të familjes.

Shumica e grave të anketuara ankohen për mungesë kohe. Sidomos ata që janë të punësuar: mbrëmjen nuk e shfrytëzojnë për pushim, por për punë shtëpie. Për shkak të kësaj, ata zakonisht lodhen dhe bëjnë gabime.

Duke qenë se shumica e përgjegjësisë për shtëpinë dhe familjen i takon gruas, ajo ndihet fajtore kur diçka nuk shkon. Më pas ndjenja e fajit shkakton stres dhe ndërhyn në kryerjen e detyrave të përditshme, thekson studimi.

LEXO EDHE:

Back to top button