Burri më i gjatë në botë shkon në Rusi për të gjetur grua: Të më lindë një djalë dhe një vajzë

" "

Burri më i gjatë në botë ka udhëtuar nga Turqia në Rusi në kërkim të një gruaje të gatshme për t’i lindur një djalë dhe një vajzë. Sulltan Kosen, 39 vjeç, është një fermer turk me prejardhje etnike kurde, i lindur në qytetin juglindor turk Mardin.

Kosen kishte një tumor që prek gjëndrën e tij të hipofizës, gjë që e bëri atë të vuante nga gjigantizmi dhe akromegalia, një gjendje ku gjëndra e hipofizës prodhon shumë hormon të rritjes. Ai mban Rekordin Botëror Guinness për njeriun më të gjatë të gjallë, 2.51 metra.

Megjithëse Kosen tha se më në fund u mësua me të qenurit kaq i gjatë, ai pranon se ndonjëherë i ka shkaktuar vështirësi dhe shqetësim.

LEXO EDHE:

Back to top button