Burri nga SHBA kapi një peshkaqen dhe tentoi ta rikthej në ujë – e kafshon derisa po e largonte nga rëra

Burri nga SHBA kapi një peshkaqen dhe tentoi ta rikthej në ujë – e kafshon derisa po e largonte nga rëra

Një burrë u kfshua nga një peshkaqen pasi e kapi dhe e lëshoi ​​atë në plazh pranë Hoicks Hollow në SHBA të dielën.

Ai u transportua më vonë nga një helikopter i Boston Medflight në një spital, për t’u trajtuar për plagët e tij.

Burri 21-vjeçar u kafshua në këmbë, thanë burimet për Current, dhe pësoi lëndime jo kërcënuese për jetën.

Biologu i peshkaqenëve nga Massachusetts, John Chisholm, i Qendrës Anderson Cabot për Jetën Oqeanike, e identifikoi peshkaqenin që e kafshoi burrin si një peshkaqen ranor, një specie e zakonshme në ujërat përreth Nantucket.

I gjithë incidenti u pa nga shumë plazhistë dhe njerëz në klubin e plazhit Sankaty Head aty pranë.

Peshkimi i peshkaqenëve është rritur në Nantucket vitet e fundit dhe ‘Sconset është ndër zonat, ku disa peshkatarë synojnë peshkaqenët e rërës gjatë muajve të verës.

LEXO EDHE:

Back to top button