Buskets: Kasado më ka befasuar, leviz skuadrën dhe jep asiste

Largimi i Serhio Busketskit shkaktoi shqetësim të madh në zyrat e Barcelonës, për shkak të vështirësisë për të gjetur një zëvendësues të denjë për të. Por shfaqja e Mark Kasado-s, i ardhur nga ekipet zinxhir të klubit ka qenë një surprizë e këndshme për trajnerët, drejtuesit dhe drejtorët e Barçës. Mesfushori veteran duartrokiti talentin e pasuesit të tij, një lojtar i rregullt në formacionin titullar të Hansi Flik dhe i grumbulluar nga Luis de la Fuente me kombëtaren spanjolle për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

 

“Ai na ka befasuar shumë. Ne e dinim që ai ishte shumë i mirë sepse e njihja nga stërvitjet dhe nga viti im i fundit në Barça”, tha Buskets, i cili në verën e vitit 2023 la Barcelonën për t’iu bashkuar Inter Majamit në SHBA.

 

Mesfushori 36-vjeçar nuk i shmangu lavdërimet për skuadrën e të rinjve të Barcelonës që vazhdon të prodhojë talente.

 

“Kasado po luan në një nivel superlativ, spektakolar, duke lëvizur skuadrën dhe gjithashtu duke dhënë asiste. Ata po luajnë një futboll tërheqës dhe gjithashtu shumë të shpejtë”, tha mesfushori, i cili gjithashtu theksoi se Barça e Hansi Flikut ka një stil “disi ndryshe”.

LEXO EDHE:

Back to top button