Buxheti i Mbrojtjes, Senati amerikan voton për anulimin e vetos së Trump

Senati amerikan votoi për anulimin e vetos që presidenti në shkuarje Donald Trump vendosi mbi ligjin për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes së vendit në shumë prej 740 miliardë dollarësh.

Kjo është ndarja e parë e rëndësishme e republikanëve nga Trump, njëzet ditë para se ai të largohet nga detyra.

Trump, i cili u kthye në Uashington të enjten nga klubi i tij privat në Florida, rriti presionin mbi republikanët dhe kritikoi liderët e partisë për mos mbështetjen e tij në rastin e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Senati amerikan u mblodh në ditën e parë të vitit të ri, gjë që nuk është e zakonshme për pushime.

Kjo ndodhi pasi republikanët – partia e Trump, ndërmorën hapa për të anuluar veton që ai vuri në paketën e madhe ligjore për mbrojtjen kombëtare.

Anëtarët republikanë të Kongresit zakonisht qëndruan pranë presidentit gjatë katër vjetëve të tij të trazuar në Shtëpinë e Bardhë.

Senati me shumicë republikane u takua në mesditë për të votuar Aktin e Mbrojtjes Kombëtare 740 miliardë dollarë, të cilin Trump refuzoi të nënshkruajë pasi nuk shfuqizon disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë.

Senatorët do të mbajnë dy vota procedurale për të anuluar veton e Trump, pasi Dhoma e Përfaqësuesve, me një shumicë demokratike, e anuloi atë të hënën. Nëse ka vota të mjaftueshme për të hequr veton, Senati do të mbajë një votim të dytë procedural dhe më në fund të miratojë ligjin të shtunën.

Trump, i cili u kthye në Uashington të enjten nga klubi i tij privat në Florida, rriti presionin mbi republikanët dhe kritikoi liderët e partisë për mos mbështetjen e tij.

“Udhëheqja” e dobët dhe e lodhur republikane do të lejojë që një ligj i keq i mbrojtjes të miratohet, “tha presidenti në largim në një seri cicërimesh javën e kaluar.

Donald Trump njoftoi një protestë të madhe në Uashington nën moton “Stop vjedhjes”. Ai njoftoi në profilin e tij në Twitter se një protestë e madhe do të mbahet në Uashington më 6 janar, ditën kur Kongresi Amerikan duhet të verifikojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

LEXO EDHE:

Back to top button